BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kanje Vest publikoi se do t’u kundërvihet Trampit dhe Bajdenit në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Reperi amerikan Kanje Vest mbrëmë në Tuiter ka shkruar se do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Uashington, 5 korrik 2020 (MIA) – Reperi amerikan Kanje Vest mbrëmë në Tuiter ka shkruar se do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

“Tani patjetër ta përmbushim premtimin e Amerikës me besimin në Zot, bashkimin në vizionin tonë dhe ndërtimin e të ardhmes tonë. Unë do të kandidohem për president të SHBA-së”, ka shkruar Vest në Tuiter.

Ende nuk është e njohur nëse Vest, mbështetës i fortë i politikave aktuale të presidentit, Donald Tramp, me të vërtetë ka për qëllim të kandidohet në katër muaj para zgjedhjeve të caktuara më 3 nëntor dhe nëse zyrtarisht do ta dorëzojë kandidaturën.

Në shumë shtete federale ende nuk ka përfunduar afati për kandidaturat e pavarura në fletëvotime.

Publikimi më i ri i reperit amerikan ka shkaktuar reagime të shumta te 29 milionë ndjekësit e tij.

Drejtori ekzekutiv i Tesllës, Elon Mask është një prej tyre që e mbështet Vestin.

“E ke mbështetjen time të plotë”, ka shkruar Mask. fab/

Back to top button
Close
Close