BotëBotë.Portal

Kanadaja nuk do t’i sigurojë tashmë Harin dhe Meganin

Kanadaja tashmë nuk do të ofrojë shërbime sigurie për princin britanik Hari dhe për gruan e tij Megan Markëll, kumtoi sot Qeveria kanadeze, pasi që dyshja hoqi dorë nga  roli i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore britanike.

Toronto, 27 shkurt 2020 (MIA) – Kanadaja tashmë nuk do të ofrojë shërbime sigurie për princin britanik Hari dhe për gruan e tij Megan Markëll, kumtoi sot Qeveria kanadeze, pasi që dyshja hoqi dorë nga  roli i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore britanike.

“Meqenëse duka dhe dukesha për momentin kanë status të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, Kanadaja ka për obligim t’u ofrojë ndihmë në sigurim sipas nevojës, Ndihma do të ndërpritet në javët në vijim, në përputhje me ndryshimin e statusit të tyre”, thuhet në kumtesën e Qeverisë kanadeze.

Policia mbretërore kanadeze e ndihmoi Metropoliten policinë londineze lidhur me sigurimin e dukës dhe dukeshës së Saseksit përkohësisht prej nëntorit kur ata e filluan pushimin gjashtëjavor në Kanada, ceket në kumtesën e zyres federale të ministrit të Sigurisë publike.

Megjithatë, pasi që Hari dhe Megan nuk konsiderohen si anëtarë të lartë të familjes mbretërore britanike, ata më tutje nuk do të marrin sigurim të paguar me paratë publike, që vlerësohet se kushton mbi një milion dollarë. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close