BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kanada fillon të bëjë test të ri për virus korona për fëmijë

- Provinca kanadeze Kolumbia Britanike fillon të realizojë test të ri për fëmijët nga kopshti deri në klasën e 12-të që ta lehtësojë testimin e tyre për Kovid-19.

Otavë, 18 shtator 2020 (MIA) – Provinca kanadeze Kolumbia Britanike fillon të realizojë test të ri për fëmijët nga kopshti deri në klasën e 12-të që ta lehtësojë testimin e tyre për Kovid-19.

Punëtorja shëndetësore Boni Henri deklaroi se Kolumbia Britanike është e para në botë e cila ka shfrytëzuar një test të tillë.

“Për dallim të strishos nga hunda, ky është mjet i ri fiziologjik për shpëlarje të fytit, ku vendosni pak tretës, ai është ujë steril në gojë, bëni gargare dhe e hudhni në një tub të vogël”, tha Henri.

Ajo thotë se produktet e prodhuara në Kolumbinë Britanike do ta ulin varësinë e rajonit nga zinxhiri global për furnizim për testim laboratorik.

Testi është më efikas dhe i shkurton radhët e gjata dhe pritjet dhe mund ta bëjnë prindërit dhe fëmijët pa punonjës shëndetësor. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close