0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Kampioni evropian Liverpul u eliminua që në fazën e parë eliminatore

Liverpuli nuk do ta mbrojë trofeun në Ligën e kampionëve, pasi mbrëmë në 1/8 e finales u eliminua nga Atletiko Madridi.

Liverpul, 11 mars 2020 (MIA) – Liverpuli nuk do ta mbrojë trofeun në Ligën e kampionëve, pasi mbrëmë në 1/8 e finales u eliminua nga Atletiko Madridi.

Liverpuli ishte afër kalimit në çerekfinale, pasi pas kohës së rregullt kishte epërsi me 1:0, ndërsa në kohën shtesë e dyfishoi rezultatin, por pastaj mysafirët nga Madridi e kthyen ndeshjen dhe në fund fituan me rezultatin 2:3.

Golat për Liverpulin i shënuan Xhorxhinjo Vajnaldum në minutën e 43-të dhe Roberto Firminjo në minutën e 94-të, ndërsa golat për Atletikon i kanë shënuar Markos Ljorente në minutat 97 dhe 105+1 dhe Alvaro Morata në minutën e 120+1.

Në ndeshjen tjetër kthyese nga 1/8 e finales, Pari Sen Zhermeni e mundi Borusia Dortmundin 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 kaloi në çerekfinale.

Paraprakisht vend mes tetë më të mirëve në LK siguruan Lajpcig dhe Atalanta. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close