Korrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Kallëzime penale për dy banorë të Dibrës për sulme fizike ndaj nëpunësve të policisë

Dy banorë të Dibrës, baba dhe birë, janë paditur penalisht për sulm fizik ndaj një nëpunësi policie.

Dibër, 22 gusht 2020 (MIA) – Dy banorë të Dibrës, baba dhe birë, janë paditur penalisht për sulm fizik ndaj një nëpunësi policie.

“Për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale rrezikim i sigurisë dhe ‘sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë’, Sektori i Punëve të Brendshme nga Dibra ngriti kallëzime penale kundër U.J (55) nga Dibra, si dhe kundër E.J (18) nga Dibra, për veprën penale ‘parandalimi i personit zyrtari në kryerjen e veprimeve zyrtare”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme nga Ohri.

Ai shtoi se më 5 gusht në orën 17:15 pasdite, në rrugën kryesore në qytetin “Bratstvo Edinstvo” E.J. pasi u ndalua me biçikletë, ai nuk pranoi të dorëzojë dokumentet personale dhe të patentë shoferit nëpunësve të policisë.

“Kundrejt kësaj ka nisur debat me nëpunësit e policisë të cilët kanë bërë kontrollin në komunikacion. Pas një kohe të shkurtër, në një debat verbalë është kyçur edhe U.J i cili në mënyrë agresive është sjellë ndaj nëpunësve të policisë, ndërsa pastaj fizikisht i ka sulmuar theksoi, Dimoski.

Nëpër rrugët e qytetit nuk është i vogël numri i të rinjve të cilët lëvizin me moped dhe me shpejtësi të madhe, të cilët gjatë natës i shqetësojnë banorët e qytetit me zhurmën që e krijojnë. vt/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close