0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Kaleska-Vançeva: Nuk ka dallim thelbësor në propozim-ligjin e ri për prokurorinë publike

Propozim-ligji i ri për prokurorinë publike nuk ka dallime thelbësore në raport me atë paraprak, deklaroi sot deputetja Snezhana Kaleska-Vançeva nga LSDM, por shton se nuk do të dëshironte të komentojë para se të bisedohet për të dhe të deklarohet edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Propozim-ligji i ri për prokurorinë publike nuk ka dallime thelbësore në raport me atë paraprak, deklaroi sot deputetja Snezhana Kaleska-Vançeva nga LSDM, por shton se nuk do të dëshironte të komentojë para se të bisedohet për të dhe të deklarohet edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.

“Partisë më të madhe opozitare i është parashtruar propozim i ri i përgatitur i ligjit për prokurorinë publike, që ta shqyrtojnë dhe të japin mendimin e vet, dhe të sillet ligji. Sinqerisht shpresoj se kjo zgjidhje e re e ofruar ligjore do të jetë e pranueshme për t’u ulur dhe ashtu siç obligon Rregullorja, përmes debatit konstruktiv kuvendor të miratojmë ligj, në mënyrë konsensuale, sepse një ligj i këtillë mund të jetë i mirë vetëm nëse sillet me konsensus”, deklaroi kaleska-Vançeva. ab/

Back to top button
Close
Close