
24 maj 2020
Sot është Dita e Fitër Bajramit
Namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 04:46 minuta. Besimtarët myslimanë sot e festojnë festën fetare Fitër Bajramin, me të cilin përfundon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe shënon fundin e agjërimit njëmujor. Agjërimi i Ramazanit paraqet një nga obligimet themelore të besimtarëve myslimanë. Festimi i Fitër Bajramit zgjat tre ditë. Në ditën e parë bëhet falja e namazit të Bajramit, kurse më vonë vizitohen farefisët dhe miqtë dhe këmbehen dhurata. Sipas Islamit në këtë muaj ka zbritur libri i shenjtë Kur’ani.