0_Sport,PortalBasketboll

Kajri Irving do ta humbas pjesën e ngelur të sezonit në NBA

Basketbollisti i Bruklinit, Kajri Irving do të bëjë një operacion në shpatullën e djathtë dhe do ta humbasë pjesën e ngelur të NBA sezonit 2019/2020.

 Nju-Jork, 21 shkurt 2020 (MIA) – Basketbollisti i Bruklinit, Kajri Irving do të bëjë një operacion në shpatullën e djathtë dhe do ta humbasë pjesën e ngelur të NBA sezonit 2019/2020.

Vendimi është marrë pas vizitës në specialist nga ana e Irvingit në ditët e kaluara.

Irving paraprakisht humbi 26 ndeshje në sezonin aktual të rregullt për shkak të problemeve me shpatullën, por u kthye në mes të janarit.

Në sezonin e tij debutues për Nets, Irving luajti 20 ndeshje duke shënuar 27,4 pikë, 5,2 kërcime dhe 6,4 asistime mesatarisht për lojë. ls/ shk/

Таг
Back to top button
Close
Close