BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kabineti i Thaçit konfirmoi se është anuluar vizita e tij në Uashington

Kabineti i presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi pas publikimit të lajmit se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tij për krime lufte, konfirmoi se e ka anuluar pjesëmarrjen në takimin me krerët serb që duhej të mbahet të shtunën më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

Prishtinë, 24 qershor 2020 (MIA) – Kabineti i presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi pas publikimit të lajmit se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tij për krime lufte, konfirmoi se e ka anuluar pjesëmarrjen në takimin me krerët serb që duhej të mbahet të shtunën më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

Me një komunikatë të shkurtër deri te mediat, nga Kabineti i Thaçit theksojnë se ai e ka ndërpre udhëtimin për në SHBA dhe se kthehet në vend.

Informacionin se Thaçi e ka ndërpre udhëtimin për në Uashington ku bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti duhej të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq në deklaratën për media e ka konfirmuar edhe këshilltari i tij, Adil Behrami.

Më parë edhe Riçard Grenell në Tuiter shkroi se Thaçi e ka informuar se e ka anuluar udhëtimin, pas deklaratës së Prokurorisë speciale.

“E respektoj vendimin e Thaçit të mos marrë pjesë në bisedimet derisa nuk zgjidhen çështjet juridike lidhur me aktakuzën”, shkruan Grenell në Tuiter.

Prokuroria speciale për Kosovën sot ka ngritur aktakuzë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të dyshuarve të tjerë për siç thuhet “krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës”. ia/fab/

Back to top button
Close
Close