BotëBotë.Portal

Ka rënë çmimi i naftës si rezultat i rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus

Çmimi i naftës në tregjet botërore sot ka rënë si rezultat i rritjes rekord ditore të infeksioneve me koronavirus në të gjithë botën, me një kërcim të madh në SHBA gjatë fundjavës.

Nju-Jork, 13 korrik 2020 (MIA) – Çmimi i naftës në tregjet botërore sot ka rënë si rezultat i rritjes rekord ditore të infeksioneve me koronavirus në të gjithë botën, me një kërcim të madh në SHBA gjatë fundjavës.

Tregtarët për udhëzime të mëtejshme e presin takimin me OPEK, që duhet të mbahet këtë javë.

Çmimi i një bareli naftë të papërpunuar në tregun e Londrës ra për 53 cent sot në mëngjes, në 42.71 dollarë amerikanë. Në tregun amerikan, bareli u tregtua me çmim më të ulët për 64 cent, gjegjësisht për 39.91 dollarë amerikanë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi dje se në botë në 24 orët e fundit janë regjistruar 230.370 raste të të infektuarve me koronavirus, që është një rritje rekord ditore që nga fillimi i pandemisë. ls/shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close