
Cyrih, 4 gusht 2020 (MIA) – Në Itali dhe Zvicër ka rënë borë, që është çudi edhe për meteorologët.
Në majën zvicerane Vajsflujoj sot ka rënë borë, dhe temperatura e ajrit ka rënë nën zero.
Maja e malit Vajsflujoj me gjatësi 2,693 metra është e njohur edhe për disa laboratorë në Institutin e kërkimeve të dëborës dhe ortekëve.
Poashtu borë mbrëmë ka rënë edhe në Itali në qafën malore Stelvio .
Stelvio ndodhet në veri të Italisë, në kufirin me Zvicrën në një lartësi prej rreth 2.757 metra.
Të dy Stelvio dhe Vajsflujoj kanë rreth 20 centimetra mbulesë dëbore. mb/