0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Ka ndërruar jetë Dejvid Shtern, ish-komisar në NBA ligën

 Ish-komisari në NBA ligën, Dejvid Shtern, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 77 vjeçare. Para tre javësh ai përjetoi goditje në tru. Shtern ishte komisar i ligës më të fuqishme botërore të basketbollit nga viti 1984 deri në vitin 2014. Pas pensionimit, u bë anëtar në "Shtëpinë e të famshmëve" për kontributin e tij të madh në zhvillimin e NBA-së.

Uashington, 2 janar 2020 (MIA) – Ish-komisari në NBA ligën, Dejvid Shtern, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 77 vjeçare. Para tre javësh ai përjetoi goditje në tru.

Shtern ishte komisar i ligës më të fuqishme botërore të basketbollit nga viti 1984 deri në vitin 2014. Pas pensionimit, u bë anëtar në “Shtëpinë e të famshmëve” për kontributin e tij të madh në zhvillimin e NBA-së.

Për shumë ekspertë, Shtern ishte një prej njerëzve më me ndikim në historinë e basketbollit. Nën udhëheqjen e tij, NBA liga u bë një prej më fitimprurëse në botë, në të u shfaqën shtatë ekipe të reja, ndërsa nga viti 1992, lojtarët e NBA-së marrin pjesë në Lojërat Olimpike. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close