EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Ka filluar raundi i shtatë i negociatave mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për marrëdhëniet pas Bregzitit

Negociatorët e BE-së dhe Britania e Madhe, sot filluan raundin e shtatë të negociatave për të arritur marrëveshje e cila do të përcaktojë të gjitha aspektet e marrëdhënieve pas Bregzitit.

Bruksel, 19 gusht 2020 (MIA) – Negociatorët e BE-së dhe Britania e Madhe, sot filluan raundin e shtatë të negociatave për të arritur marrëveshje e cila do të përcaktojë të gjitha aspektet e marrëdhënieve pas Bregzitit.

Negociatori kryesor britanik, Dejvid Frost dhe homologu i tij evropian Mishell Barnie, mbrëmë patën darkë pune përpara bisedimeve të sotme, të cilat do të përqendrohen në çështjet e të drejtave të peshkimit në ujërat britanike dhe duke siguruar që ndihma shtetërore të mos ndikojë në konkurrencën lojale.

“Pjesë e ndihmës shtetërore në kushte të barabarta dhe peshkimi mbeten pengesat kryesore. Nëse kjo është rënë dakord, pjesa tjetër do të vjen në vendin e vetë”, tha diplomati i BE-së.

“Ky raund nuk do të sjellë shumë përparim, pritet më shumë nga raundi i fundit në shtator”, tha ai.

Britanikët votuan në referendum katër vite më parë për t’u larguar nga BE-ja, ndërsa pas bisedimeve të vështira, Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga BE-ja, më 31 janar.

Britania e Madhe tani është në afat të vazhduar deri në fund të këtij viti, por marrëveshja për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në do të duhet të nënshkruhet deri në muajin tetor për të siguruar ratifikimin e saj brenda këtij afati.

Nëse ata nuk arrijnë marrëveshje, tregtia mes dy palëve do të zhvillohet në kushtet e Organizatës Botërore të Tregtisë e cila do të përfshinte tarifa dhe kuota dhe do të nënkuptonte vështirësi më të mëdha për kompanitë. bs/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close