0_Sport,PortalFutbollRezultatet

Juventusi mund Interin dhe kthehet në vend të parë në Seria A

Kampioni italian në futboll Juventus sërish është në krye të tabelës, pasi mbrëmë në derbin e xhiros së 26-të e mundi Interin me rezultatin 2:0. 

Torino, 9 mars 2020 (MIA) – Kampioni italian në futboll Juventus sërish është në krye të tabelës, pasi mbrëmë në derbin e xhiros së 26-të e mundi Interin me rezultatin 2:0.

Në ndeshjen e luajtur pa publikë për shkak të koronavirusit, golashënues ishin Aron Remzi dhe Paolo Dibala, të dy në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitore, Juventusi ka 63 pikë, një më tepër se i dyti Lacio dhe nëntë më tepër se Interi në vendin e tretë, i cili ka një ndeshje më pak. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close