0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Juventusi do ta vazhdojë kontratën me Dibalën deri në vitin 2025

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dibala do të nënshkruajë kontratë të re me klubin, transmeton "La Gazeta delo Sport".

Torino, 18 maj 2020 (MIA) – Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dibala do të nënshkruajë kontratë të re me klubin, transmeton “La Gazeta delo Sport”.

Kontrata e re e 26 vjeçarit do të vlejë deri në vitin 2025. Negociatat për nënshkrimin e kontratës do të fillojnë menjëherë pasi agjenti i futbollistit argjentinas arrin në Torino.

Paga e Diballës e cila tani është 7.5 milionë euro në vit do të rritet, ndërsa në kontratë do të vendosen edhe bonuset.

Këtë sezon, futbollisti i Serisë A ka luajtur 24 ndeshje duke shënuar shtatë gola dhe tetë asistime. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close