0_Sport,PortalFutboll

Juventusi brendi i dytë më i famshëm italian në Instagram, i pari është Guçi

Numri i ndjekësve të Juventusit në rrjetet sociale po rritet. Për momentin, 34,4 milionë njerëz janë "fansa" të klubit nga Torino në Instagram.

Romë, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Numri i ndjekësve të Juventusit në rrjetet sociale po rritet. Për momentin, 34,4 milionë njerëz janë “fansa” të klubit nga Torino në Instagram.

Juventusi u gjet në vendin e dytë të listës së brendeve më të famshme italiane në Instagram, në vendin e parë është shtëpia e modës italiane Guçi (38,2 milion ndjekës).

Në muajin korrik të vitit 2018, kur sulmuesi Kristiano Ronaldo u bashkua me klubin, faqja e klubit kishte “vetëm” 10,4 milionë abonentë. Çdo ditë, rreth 30.000 njerëz abonohen në faqen e Juventusit në Instagram.

Skuadra italiane renditet e treta sipas numrit të abonentëve në këtë rrjet social, pas Real Madrid (81 milionë) dhe Barcelonës (80,3 milionë). bs/

Таг
Back to top button
Close
Close