0_Sport,PortalFutboll

Juventus do ta vazhdojë kontratën me Dibala për afërsisht 12 milionë ero

Juventusi është afër nënshkrimit të një kontrate të re me sulmuesin Paulo Dibala. Sipas "Calciomercato.com", rinovimi i kontratës është vetëm çështje kohe.

Torino, 9 prill 2020 (MIA) – Juventusi është afër nënshkrimit të një kontrate të re me sulmuesin Paulo Dibala. Sipas “Calciomercato.com”, rinovimi i kontratës është vetëm çështje kohe.

“Zonja e Vjetër” do të rrisë propozimin për pagë të argjentinasit nga 11 milionë euro në vit, së bashku me bonuset prej rreth 12 milionë – kjo është pikërisht ajo që ka kërkuar sulmuesi, kontrata e tanishme e të cilit llogaritet deri në qershor të vitit 2022.

Kontrata e re do të lidhet deri në qershor të vitit 2024 ose 2025. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close