0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Juventus dhe Barcelona janë në negociata për këmbim të lojtarëve

- Ekipet e Juventusit dhe Barcelonës negociojnë për këmbim të lojtarëve, transmeton "AS".

Torino, 18 janar 2020 (MIA) – Ekipet e Juventusit dhe Barcelonës negociojnë për këmbim të lojtarëve, transmeton “AS”.

“Bjankonerët” e duan lojtarin kroat  nga rendi i mesëm, Ivan Rakitiq në radhët e tij, derisa Federiko Bernadeski  mund të niset në  drejtim të kundërt.

Ideja nuk është e re. Për negociata të ngjashme është diskutuar verën e kaluar, por ato ishin ndërprerë për shkak të trajnerit të katalonasve, Ernesto Valverde. Ai tani  nuk është më në funksion dhe mund të bëhet ky këmbim.

Rakitiq është pajtuar se  në zhvillim të tillë të ngjarjeve, pozita e Bernadeskit nuk është e njohur.

Juventus gjithashtu do të kërkojë  kompensim në para, sepse italiani  gjashtë vjet është më i ri se kroati. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close