0_Magazinë.PortalSkena

“Ju-tu” dhuron 10 milionë dollarë për luftë kundër virusit korona

- Bendi irlandez i pop-rokut "Ju-tu" dhuroi 10 milionë dollarë për luftë kundër virusit korona në vendin e tij. Paratë do të shfrytëzohen për mbështetje të punonjësve shëndetësorë dhe blerjen e pajisjeve mbrojtëse.

Dublin, 9 prill 2020 (MIA) – Bendi irlandez i pop-rokut “Ju-tu” dhuroi 10 milionë dollarë për luftë kundër virusit korona në vendin e tij. Paratë do të shfrytëzohen për mbështetje të punonjësve shëndetësorë dhe blerjen e pajisjeve mbrojtëse.

Një pjesë e pajisjeve e financuar nga bendi tashmë arriti në aeroportin e Dublinit, bëri të ditur televizioni irlandez RTE.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar, i falënderoi rokerët. “Edhe pse qeveria porositi sasi të pajisjeve që në kohë normale do të mjaftonte për 13 vite, secila ndihmë nga sektori privat dhe publiku është e mirëseardhur”, shkroi ai në Tuiter.

“Ju-tu” me vite të tëra janë pjesë e shumë projekteve shoqërore-politike kombëtare, por edhe botërore.

Në Irlandë deri më tani rreth 6.000 persona janë infektuar me virusin korona, ndërsa 235 persona kanë vdekur. fc/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close