0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Jovevski për MIA-n: Prokuroria është e gatshme për zbatim të Ligjit të ri, lëndët e PSP-së do të marrin fund

- Prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski në një intervistë për MIA-n siguron se Prokuroria Publike është e gatshme dhe me përkushtim dhe angazhim të madh do të fillojë me zbatimin e dispozitave nga Ligji i ri për Prokurorinë Publike që sot hyri në fuqi. Zgjidhjet ligjore, siç theksoi, përmbajnë bazë të mirë për prokurori bashkëkohore publike, si organ kompetent për ndjekjen e veprave penale.

Shkup, 30 qershor 2020 (MIA) – Prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski në një intervistë për MIA-n siguron se Prokuroria Publike është e gatshme dhe me përkushtim dhe angazhim të madh do të fillojë me zbatimin e dispozitave nga Ligji i ri për Prokurorinë Publike që sot hyri në fuqi. Zgjidhjet ligjore, siç theksoi, përmbajnë bazë të mirë për prokurori bashkëkohore publike, si organ kompetent për ndjekjen e veprave penale.

Në lidhje me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, Jovevski tha se Prokuroria Publike i ndërmori që të vazhdojnë procedurat dhe kryesit e veprave penale ta marrin dënimin e merituar.

“Prokuroria nuk do ta përsërisë gabimin, kur për shkak të mosveprimit për raste konkrete u formua PSP. Për shkak të kësaj, ju siguroj se këto lëndë do të marrin fund”, thekson prokurori shtetëror publik.

Kriza shëndetësore, siç tha Jovevski, solli ndërprerje në të gjitha sferat e jetës, e kështu dhe në punën e organeve gjyqësore, që ishte vendosur nga prioriteti që të ruhet shëndeti i të gjithë personave të përfshirë në procedura. Ai përmend se prokurorët veprojnë për lëndët dhe pas tyre do të sillen vendime për të cilat opinioni do të njoftohet me kohë.

“Prej sot hyn në fuqi Ligji i ri për Prokurorinë Publike. Deri më tani punohej me zgjidhje të vjetruara ligjore të cilat nuk korrespondonin me nevojat bashkëkohore dhe të kompetencave të prokurorëve publikë si bartës të procedurave hetuese. Prokuroria Publike është e gatshme edhe me përkushtim të plotë dhe angazhim do të fillojë me zbatimin e dispozitave nga ligji i ri. Zgjidhjet ligjore përmbajnë bazë të mirë për prokurori bashkëkohore publike si organ kompetent për ndjekjen e kryesve të veprave penale”, u shpreh Jovevski.

Në pyetjen e se çfarë ndryshimesh sjell Ligji i ri në punën e prokurorisë Publike, Jovevski u përgjigj se ligji ofron zgjidhje cilësore, vlen që të theksohet edhe pavarësia financiare e prokurorisë publike dhe më shumë mjete për prokurorinë.

“Ligji ofron zgjidhje cilësore. Do ta potencoja mundësimin e pavarësisë financiare të Prokurorisë Publike. Opinioni e di, se me vite ka mungesë të resurseve materiale dhe njerëzore. Kjo shumë e rëndonte punën tonë. Me ligjin e ri sigurohen mjete për punën e prokurorisë në vlerë prej të paktën 0,4 për qind të Buxhetit të shtetit. Siguria financiare në punë është supozim, jo vetëm për funksionim më të mirë dhe efikas, por njëherësh është garanci për përforcim të pavarësisë në veprimet e prokurorisë”, theksoi Jovevski.

Jovevski tha se Ligji shënon përgjegjësi të qartë në punën e prokurorit publik, e përforcon pavarësinë e saj, kështu që pret që profesionalizmi dhe përgjegjësia e prokurorëve publikë të kontribuojë për rritjen e efikasitetit.

“Me Ligjin vendoset karriera si kusht për avancim të prokurorëve publikë nga prokuroritë më të ulëta drejtë atyre më të lartave, gjegjësisht në prokurori më të lartë mund të zgjidhet vetëm një prokuror i cili ka përvojë në punën e prokurorive më të ulëta. Përforcohet profesionalizimi dhe ashpërsohen kriteret për ushtruesin e funksionit prokuror publik. E gjithë kjo pritet të kontribuojë drejtë rritjes së besimit të qytetarëve në veprimet tona.

Sa i përket organizimit, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sipas dispozitave të zgjidhjes së re ligjore, ka pavarësi financiare, por edhe pavarësi në pjesën e veprimit për lëndët. Përfitim i ndjeshëm është edhe ajo që prokurori publik i cili udhëheq me këtë prokurori të zgjidhet nga prokurorët publikë, që është garanci se po mënjanohen çfarëdo lloj ndikimesh të jashtme. Njëherësh kjo do të nënkuptojë efikasitet dhe paanshmëri në ndjekjen e kryesve të veprave të rënda penale dhe korrupsionit.

Sa i përket asaj se a pret që të ketë obstruksione gjatë zbatimit të Ligjit, që pas miratimit në shkurt të këtij viti kishte shumë mosmarrëveshje mes pozitës dhe opozitës ai u përgjigj se nuk pret një gjë të tillë, dhe se nuk sheh shkak për një gjë të tillë.

“Jo, nuk e pres atë. Dhe nuk shoh asnjë arsye për këtë. Deri më tani, zyra e prokurorit publik shpesh ka qenë cak i zënkave politike. Ligji për Prokurorinë Publike, zbatimin e të cilit po e fillojmë, ofron një bazë të mirë për forcimin e institucionit dhe profesionit. Një zyrë e fortë e prokurorit publik i nevojitet shoqërisë sonë, të gjithë neve, shtetit. Sundimi i ligjit është themeli i çdo demokracie dhe barazie të qytetarëve”, theksoi Jovevski. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close