0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Jovanovski: Pohimet e prokurores janë citate të filmave, ndërsa jo dëshmi të forta

Para jush është lideri i ardhshëm i këtij vendi,  sepse nuk marr pjesë në ngjarje juridike penale, por në ndjekje politike dhe 11 muaj  jam mbajtur në paraburgim, tha i akuzuari Bojan Jovanovski - Boki-13 në fjalën përfundimtare për rastin "Reket".

Shkup, 1 qershor 2020 (MIA) – Para jush është lideri i ardhshëm i këtij vendi,  sepse nuk marr pjesë në ngjarje juridike penale, por në ndjekje politike dhe 11 muaj  jam mbajtur në paraburgim, tha i akuzuari Bojan Jovanovski – Boki-13 në fjalën përfundimtare për rastin “Reket”.

Në fillim, Jovanovski u ankua se në seancë  nuk ka qenë e pranishme prokurorja Villma Ruskovska, për ta dëgjuar  derisa ka folur i veshur në të bardha”, njejtë sikur Tito.

Fjalët përfundimtare të zbehta të prokurores publike, tha ai, ishin citate të filmave, ndërsa jo dëshmi të fuqishme siç ngjan në  ngjarje të tillë juridike penale.

“Zoran Milevski është lëshuar me agjendë, sepse është agjent provokues dhe po afrohen zgjedhjet”, deklaroi Jovanovski.

Ndërsa këtu, theksoi Jovanovski, ndiqni dy njerëz të pafajshëm.

“Kush i lejoi Jordan Kamçevit të kërkojë ndihmë nga Bullgaria që të ndërtojë diçka të tillë. Sigurt nuk është i rastësishëm rrëzimi i PSP-së dhe  1 TV”, deklaroi Jovanovski.

Kam, tha ai, dyshim të qartë të sistemit juridik-politik dhe bashkimi me Zoran Milevskin.

“Kjo akuzë e rrejshme Lui Viton është themeluar  vetëm mbi deklaratën e Jordan Kamçev. Kamçev ndoshta ka dhënë  dy milion euro, ndërsa mundet edhe më shumë, por jo Bojan Jovanovskit. Ndoshta edhe për atë nuk lejuat  ekspertizë të telefonit tim”, tha Jovanovski.

Ai, para gjykatës tregoi fotografi me valixhe të Lui Viton, për të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2012 në Vjenë,  dhe për të cilin prokurorja  Vilma Ruskoska ka thënë se valixhja nga video e Kamçevit është fotografuar në shtëpinë e prindërve të tij.

“Me përgjegjësi pohoj se atë  valixhe Lui Viton të Zoran Milevskit  nuk e kam prekur dhe nuk e di se çka ka brenda.  Ai vetëm më la te prindërit e mi”, deklaroi Jovanovski.

Nuk u bë ekspertizë në telefonin tim, tha ai, sepse  do të shihet komunikimi dhe lidhja  mes Sasho Mijallkov dhe ish kryeministrit Zoran Zaev.

“Unë kam qenë dëshmitar ku personalisht  u është premtuar  lehtësim  nëse e mbështesin  çështjen e referendumit. Dhe Sasho Mijallkovit  i është kthyer pasaporta, dhe askush nuk pyet”; deklaroi Jovanovski.

Ai tha se  nuk frikohet nga askush, ndërsa në fillim paralajmëroi se  do ta hap tërë “kutinë e pandorës” dhe shpreson se gjykata do të fillojë procedurë  sipas zërave. sa/

Back to top button
Close
Close