BallkanBallkan.Portal

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë së Rumanisë

Ministri i Shëndetësisë së Rumanisë, Viktor Kostake dha dorëheqje në kulmin e pandemisë së koronavirusit të ri, nga i cili deri më tani kanë vdekur 17 persona në Rumani, njoftoi agjencia e lajmeve Axherpres.

Bukuresht, 26 mars 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë së Rumanisë, Viktor Kostake dha dorëheqje në kulmin e pandemisë së koronavirusit të ri, nga i cili deri më tani kanë vdekur 17 persona në Rumani, njoftoi agjencia e lajmeve Axherpres.

Për dorëheqjen e dhënë kumtoi sot edhe kryeministri i Rumanisë Ludovik Orban, i cili konfirmoi se vendimi i këtillë është sjell për “arsye profesionale dhe personale”.

Orban do të propozojë sekretarin shtetëror aktual për ministër të ri të Shëndetësisë, Nelu Tataru.

Kryeministri i Rumanisë ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e tij, duke shtuar se ai ka mirëkuptim dhe falënderoi Kostake për bashkëpunimin e mirë gjatë pesë muajve të fundit derisa ishte në detyrë.

Kostake dje theksoi se ai kishte hartuar protokoll për program inovator që do të testonte të gjithë banorët e Bukureshtit përmes ekipeve mobilizuese derë më derë për testimin e koronavirusit. Nisma e tij ka shkaktuar kritika të shumta.

Sipas të dhënave më të fundit, numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Rumani është 17 persona, ndërsa 906 janë të infektuar. Rumania vendosi gjendje të jashtëzakonshme më 16 mars. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close