Korrespondentë MKDLajme nga komunatZgjedhje parlamentare 2020

Jehona në Kumanovë është 6,32 për qind, në Likovë 1,81, në Nagoriçan të Vjetër 6,29 për qind, sipas KSHZ-së për dy orët e para

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Kumanovë jehona deri në orën 9:00 është 6,32 për qind, në Likovë 1,81 për qind, ndërsa në Nagoriçan të Vjetër 6, 29 për qind. Të drejtë të votës në Kumanovë kanë 92.167 votues, ka informuar sot kryetari i KZK-së Kumanovë Dragan Jovanovski.

Kumanovë, 15 korrik 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Kumanovë jehona deri në orën 9:00 është 6,32 për qind, në Likovë 1,81 për qind, ndërsa në Nagoriçan të Vjetër 6, 29 për qind. Të drejtë të votës në Kumanovë kanë 92.167 votues, ka informuar sot kryetari i KZK-së Kumanovë Dragan Jovanovski.

Gjithsej 167 këshilla zgjedhorë janë përgatitur për zbatimin e zgjedhjeve.

Kryetari i KZK-së Likovë, Lirim Jashari ka informuar se në këtë komunë, të drejtë të votës kanë 25.632 votues  të cilët do të votojnë në 36 vendvotime.

Nga KZK Nagoriçan i Vjetër të drejtë të votës kanë 3.322 persona të cilët votojnë në 36 vendvotime, ndërsa procesin do ta zbatojnë 38 këshilla zgjedhorë. am/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close