Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Jehona fëmijërore e mbushi kopshtin e fëmijëve në Dibër

Në të dy ndërtesat e kopshtit "Breshia" në Dibër, dhe klasa e shpërndare në fshatin Skudrinjë, pas më shumë se gjashtë muajsh, për shkak të pandemisë së Kovid-19, sot u dëgjua përsëri jehona e fëmijëve.

Dibër, 9 shtator 2020 (MIA) – Në të dy ndërtesat e kopshtit “Breshia” në Dibër, dhe klasa e shpërndare në fshatin Skudrinjë, pas më shumë se gjashtë muajsh, për shkak të pandemisë së Kovid-19, sot u dëgjua përsëri jehona e fëmijëve.

Fëmijët e shoqëruar nga prindërit e tyre para dyerve të zbukuruara të kopshtit, i përshëndetën me buzëqeshje personat e caktuar për këtë dhe sipas protokolleve të vendosura u pranuan nga edukatorët e tyre.

“Nuk mund të shpreh gëzimin tonë të madh që ndërtesat, të cilat në muajt e kaluar mbetën bosh, tani duken si ato për të cilat janë paramenduar. Gëzimi është i pranishëm edhe tek fëmijët që takuan miqtë e tyre. Zërat e fëmijëve, të qeshurat e tyre mbushnin kopshtin, i cili mezi po i priste, me gëzim dhe kënaqësi”, deklaroi për MIA-n, Ajrije Daçi, drejtoreshë e këtij institucioni të vetëm të këtij lloji.

Ajo shtoi se të gjitha protokollet ndiqen dhe grupet kanë nga gjashtë fëmijë deri në moshën dyvjeçare, deri në maksimum 15 fëmijë nga mosha tre deri gjashtë vjeç.

“Megjithëse më parë një herë në muaj ambientet dhe oborret e ndërtesave dezinfektoheshin, aktivitet i tillë u realizua para fillimit të punës së kopshtit dhe me masat dhe përgjegjësitë e tyre, edukatorët, kujdestarët dhe personeli i ngarkuar me higjienën u njoftuan me kohë”, shton Daçi.

Janë regjistruar 248 fëmijë, tetë prej tyre janë në grupin në fshatin Skudrinje, komuna e Mavrovës dhe Rostushes, që funksionon në kuadër të kopshtit dibran.

Në skriningun e zbatuar, të gjithë 69 punonjësit ishin negativë me Kovid-19, ndërsa gjatë periudhës kur kopshti u mbyll, prindërit e mbi 330 fëmijëve për të cilët u kujdesën më parë, u liruan nga pagesa e kompensimit mujor. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close