0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Jehona e votuesve deri në orën 17:00 në Dibër 30 për qind, në Qendër Zhupë rreth 18 për qind

Po rritet dalja e votuesve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ku deri në orën 17:00 të drejtën e tyre qytetare e realizuan 30 përkatësisht 17,65 për qind.

Dibër, 15 korrik 2020 (MIA) – Po rritet dalja e votuesve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ku deri në orën 17:00 të drejtën e tyre qytetare e realizuan 30 përkatësisht 17,65 për qind.

“Nga gjithsej 18.764 persona të regjistruar me të drejtë vote, deri në orën 17:00 në Komunën e Dibrës votuan 5731 persona. Dita zgjedhore po kalon pa probleme. Shpresojmë se kështu do të jetë deri në fund. Zakonisht dalja çdoherë është më e madhe në orët e pasdites”, deklaroi Elmira Bakalli, kryetare e KKZ-së.

Në Komunën Qendër Zhupë dita zgjedhore po kalon pa probleme. Deri në orën 17:00 këtu votuan 1246 persona apo 17,65 për qind nga 7061 sa janë në listën e vetme zgjehdore.

Në Komunën e Dibrës votohet në 27, ndërsa në Qendër Zhupë në 16 vendvotime, të cilat rregullisht vizitohen nga anëtarë të Komisioneve komunale zgjedhore.

Votimin e ndjekin përfaqësues të MOST-it dhe CIVIL-it, ndërsa disa vendvotime i vizituan edhe vëzhgues të OSBE/ODIHR-së, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja. vt/ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close