0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Javën e ardhshme do të fillojë miratimi i dekreteve për pakon e tretë të masave, paralajmëroi Spasovski

Javën e ardhshme do të fillojë miratimi i dekreteve të para për pakon e tretë të masave ekonomike, paralajmëroi sot kryeministri Oliver Spasovski.

Shkup, 22 maj 2020 (MIA) – Javën e ardhshme do të fillojë miratimi i dekreteve të para për pakon e tretë të masave ekonomike, paralajmëroi sot kryeministri Oliver Spasovski.

“Si do të miratohet dekreti, ashtu do t’ju shpjegohet qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të qetë, ajo që do të vendoset në dekret, do ta dinë saktësisht se si do të mund ta shfrytëzojnë. Kjo do të jetë mënyra më e lehtë për t’i shfrytëzuar të drejtat nga këto masa”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket kritikave nga lideri i opozitës, Hristijan Mickoski që asnjë nga masat nuk kanë dhënë rezultate, Spasovski tha që të tre pakot kishin për qëllim vetëm mbrojtjen e ekonomisë, punëtorëve dhe mbështetjen e revitalizimit të ekonomisë.

“Nëse keni lider në opozitë i cili në dhjetë ditë ka 20 qëndrime, nuk nevojitet më shumë se një koment”, tha Spasovski, duke shtuar se kushdo që mendon se do të përfitojë nga kriza shëndetësore, do të humbasë më së shumti në sytë e njerëzve. ls/fab

Back to top button
Close
Close