0_Magazinë.PortalDisenj

Java parisiene e modës, në kohë koronavirusi

Java e parë parisiene e internetit-java e modës fillon sot. Kjo do të jetë e para e këtij lloji, për shkak të koronavirusit. Moda e lartë parisiene dhe javët e modës së meshkujve janë shkrirë në një tërësi, me ç'rast brendet dizajneuese i paraqesin koleksionet e veta përmes filmave tashmë të përgatitur me video klipe, pa revy mode.

Paris, 6 korrik 2020 (MIA) – Java e parë parisiene e internetit-java e modës fillon sot. Kjo do të jetë e para e këtij lloji, për shkak të koronavirusit. Moda e lartë parisiene dhe javët e modës së meshkujve janë shkrirë në një tërësi, me ç’rast brendet dizajneuese i paraqesin koleksionet e veta përmes filmave tashmë të përgatitur me video klipe, pa revy mode.

Ka edhe të atillë që nuk dakordohen me këtë formë. “Iv Sen Loren”, për shembull, u tërhoq nga Java e modës, duke i paralajmëruar defiletë e veta për më vonë këtë vit. Marka e njohur franceze “Hermes” ndërkaq, nuk hoqi dorë nga paraqitjet e veta të modës së meshkujve – ato filluan të enjten. Bëhet fjalë për koleksionin “Hermes” për burra për sezonin e ardhshëm pranverë – verë, si dhe për dizajnet me lëkurë.

“Dior” e aktivizoi “artilerinë e rëndë”. Për paraqitjen e vet për modë të lartë, e cila fillon sot, ata do të prezantojnë film për fustane, të punuar në dorë, të krijuar pas mijëra orëve punë të përkushtuar.

Italiani Mauricio Galante gjithashtu do të ketë prezantimin e vet filmik sot. “Për ne kjo është mundësi e madhe të arrijmë tek publiku më i gjerë. Dhe, me film, njerëzit ndoshta do të jenë më të koncentruar ndaj dizajneve, e jo ndaj asaj – kush ulet në rendin e parë”, tha ai. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close