Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Java e tretë pa ditë pazari në Tetovë

Për të tretën javë me radhë, nesër në Tetovë nuk do të ketë ditë pazari, siç ka pasur çdo të enjte. Sërish këtë vendim e solli shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e koronavirusit.

Tetovë, 1 prill 2020 (MIA) – Për të tretën javë me radhë, nesër në Tetovë nuk do të ketë ditë pazari, siç ka pasur çdo të enjte. Sërish këtë vendim e solli shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e koronavirusit.

“Të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura atë ditë nuk do të punojnë. Duke e pasur parasysh faktin se në atë mënyrë do ta zvogëlojmë ardhjen e njerëzve të cilët grumbullohen në ato vende”, thonë nga shtabi i krizës.

Tregu i gjelbër në Tetovë është objekt gjysmë i mbyllur. Përveç në brendësi në tezga në ditën e pazarit, ditën e enjte edhe rreth objektit rritet numri i njerëzve të cilët shesin prodhime bujqësore dhe blegtorale.

Frekuencë të madhe ka edhe tek i a.q. tregu i grave i locuar para fillimit të rrugët drejt Kodrës së Diellit. Gjithashtu edhe atje krahas në tregun e rrethuar, ditën e enjte një numër i madh i shitësve në trotuaret dhe rrugët përreth vendosin tezga të improvizuara dhe ofrojnë prodhime të ndryshme. as/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close