BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Japonia po përgatitet për vendosjen e rrjetit 6G

Qeveria japoneze vendosi të fillojë me përgatitjet për vendosjen e rrjetit celular të gjeneratës së gjashtë (6G), në mënyrë që ky rrjet ultra i shpejtë në Japoni të fillojë me punë në vitin 2030.

Tokio, 21 janar 2020 (MIA) – Qeveria japoneze vendosi të fillojë me përgatitjet për vendosjen e rrjetit celular të gjeneratës së gjashtë (6G), në mënyrë që ky rrjet ultra i shpejtë në Japoni të fillojë me punë në vitin 2030.

Për këtë qëllim është krijuar një këshill ekspertësh, i cili përfshin ekspertë teknikë, përfaqësues të kompanive private dhe institucione publike kompetente, detyra e të cilëve është të hartojnë një strategji komplekse për kalim në formatin e ri.

Sistemi i komunikimit i gjeneratës së pestë (5G) në Japoni këtë pranverë do të vendoset në përdorim të gjerë. Në këtë segment vendi qëndron pas SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ku përdorimi i 5G-s tashmë ka filluar.

Mediat japoneze theksojnë se qeveria në bashkëpunim me ekonominë, dëshiron ta kompensojë këtë vonesë dhe ta marrë rolin udhëheqës në kalimin në një sistem edhe më të shpejtë dhe më të sigurt nga gjenerata e gjashtë.

Përdorimi i gjerë i sistemit 6G veçanërisht pritet në automjetet autonome pa drejtues. ls/shk/

Back to top button
Close
Close