BotëBotë.Portal

Japonia do të dërgojë aeroplan në Vuhan për të kthyer 200 shtetas të saj

Japonia sot do të dërgojë fluturim çarter drejt qytetit kinez Vuhan për të kthyer rreth 200 qytetarë, kumtoi Qeveria në Tokio. Qeveria, gjithashtu, do të dërgojë mjekë, infermiere dhe nëpunës për karantinë me qëllim që shtetasit japonezë të kontrollohen në aeroplan, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Tokio, 28 janar 2020 (MIA) – Japonia sot do të dërgojë fluturim çarter drejt qytetit kinez Vuhan për të kthyer rreth 200 qytetarë, kumtoi Qeveria në Tokio.

Qeveria, gjithashtu, do të dërgojë mjekë, infermiere dhe nëpunës për karantinë me qëllim që shtetasit japonezë të kontrollohen në aeroplan, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Është paraparë që aeroplani të kthehet në Japoni të mërkurën, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme. Toshimitsu Motegi.

Duke e pasur parasysh atë që gjithsej 650 japonezë nga Vuhani dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre, Qeveria japoneze do të dërgojë më shumë fluturime për t’i sjell në shtëpi, informon Motegi. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close