0_Maqedoni.PortalPartitë politikeZgjedhje parlamentare 2020

Janushev: Premtojmë punë, qartësi dhe të ardhme

shkup, 24 qershor 2020

Shkup, 24 qershor 2020 

Sot është fillimi i fushatës zgjedhore, dhe do të jem real dhe i sinqertë si çdoherë. Nga LSDM nuk presim fushatë të drejtë, transparente dhe demokratike. Nuk e presim atë sepse LSDM dhe Zoran Zaev janë nervozë sepse e dinë se do të humbin. Mu ajo nervozë parafushatën e bën jo të drejtë dhe jodemokratike. Nuk ka vend në Evropë ku pushteti e fillon me bombë të gjuajtur në pronën e nënkryetarit të partisë më të madhe. Nuk ka vend tjetër evropian ku pushteti me dekret ligjor dëshiron ta fshijë opozitën nga mediumet përmes përgjysmimit të minutave të cilat ligjërisht i takojnë, nuk ka shtet tjetër evropian ku çdo ditë ka skandal të ri. Këtë e bëjnë jo sepse janë të fuqishëm, por sepse janë të dobët dhe të frikësuar nga humbja. Prandaj Zaev, do të biesh. Dhe mos i tërheq njerëzit pas teje. VMRO-DPMNE do të fitojë, e kështu do të fitojë edhe Maqedonia.

Këto 21 ditë do të jenë finalja e një beteje për kthim të shtetit në duart e popullit dhe marrja e kontrollit ndaj fateve tona. Pamë se si nuk duhet dhe si Zaev është i paaftë të reflektojë çfarëdo rezultati. Këta njerëz sundojnë me mashtrim dhe krim. Shtet në të cilin njeriu i parë është zhvatës i amnistuar, ndërsa drejtorët e tij i shohim me grumbull parash me mitmarrje. Kjo duhet të ndalojë.

Në këto zgjehdje është shumë me rëndësi të votohet, vetëlm vota do të thotë qëndrim për ndryshim ndaj më të mirës, nëse nuk votoni, do të shpërbleni gjithçka pamë deri më tani, ndërkaq pamë vrasës të cilët lihen të lirë, zhvatës të cilët kalojnë të pandëshkuar, drejtorë me mito në duar, kurriz të lakuar, dhe indentitet të ndërruar, platforma të huaja dhe interesa personale. Prandaj ne dalim me slloganin “Drejtohu Maqedoni! Zgjedh ripërtëritje!” Vetëm kështu së bashku do të sjellim suksese, drejtësi dhe më shumë para për secilin. Vetëm kështu do ta kthejmë shtetin në duart e popullit dhe vetëm kështu do të tregojmë se Maqedonia është më e fuqishme nga të gjithë ata. Jam i bindur në fitore dhe të ardhme më të mirë. “Drejtohu Maqedoni, zgjidh ripërtëritje!”.

Igor Janushe, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

________________________________________

MIA këto lajme i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close