0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Janushev: Në qeverinë e re 40 për qind do të jenë gra

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë zgjedhore tre, Igor Janushev sot kumtoi se 40 për qind e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jenë gra.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë zgjedhore tre, Igor Janushev sot kumtoi se 40 për qind e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jenë gra.

“Ajo që unë dua ta kumtojë, ndërsa atë që e kemi diskutuar tashmë me anëtarët e Unionit të Grave, atë që ne e planifikojmë si VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhshme duhet e udhëhequr qeverinë ta bëjmë në bazë të barazisë gjinore dhe për këtë arsye ne paralajmërojmë se 40 për qind nga Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jenë gra”, deklaroi Janushev në Sveti Nikollë, ku kishte takim me qytetarët.

Theks të veçantë, siç tha ai, do të vendosim në dhunën në familje, gjegjësisht çrrënjosjen e dhunës në familje dhe vendosjen e grave në vendin që me të vërtetë e meritojnë në shoqëri.

“Do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë gruas fermer, që është një çështje shumë serioze, veçanërisht në Sveti Nikollë, sepse bujqësia është një nga degët kryesore prej së cilës jetojnë këta njerëz tanë punëtorë”, tha Janushev. Ai gjithashtu përmendi edhe përkrahjen në sport. ls/fab

Back to top button
Close
Close