0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

Janushev: I dorëzuam listat fituese të kandidatëve të VMRO-DPMNE-së

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE sonte ka dorëzuar deri në KSHZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev në deklaratën për media ka thënë se këto janë lista fituese me të cilat VMRO-DPMNE do të realizojë fitoren e madhe bindëse dhe historike për rindërtim të Maqedonisë

Shkup, 12 mars 2020 (MIA) – Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE sonte ka dorëzuar deri në KSHZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev në deklaratën për media ka thënë se këto janë lista fituese me të cilat VMRO-DPMNE do të realizojë fitoren e madhe bindëse dhe historike për rindërtim të Maqedonisë.

“Me këtë praktikisht e përfundojmë këtë pjesë të parafushatës. Na presin disa ditë të cilat do t’i kalojmë, para së gjithash në kërkesën për mënyra alternative se si të mbetemi në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke filluar me rekomandimet dhe masat para së gjithash të OBSH-së lidhur me situatën momentale me koronavirusin”, ka thënë Janushev.

Sipas tij gjithçka do të varet nga ajo se si do të zhvillohet fushata.

“Masat e deritashme dhe ndalesat që i kemi lidhur me tubimet deri më 24 mars, ajo është në fakt edhe pjesa e dytë, zyrtare e fushatës. Do të shohim se si do të zhvillohen punët dhe në drejtim të kësaj do të vendosim se çka më tej”, ka thënë Janushev. fab/

 

Back to top button
Close
Close