BallkanBallkan.Portal

Jansha i kënaqur me marrëveshjen e BE-së për buxhetin e krizës

Kryeministri slloven Janez Jansha shprehu kënaqësi për marrëveshjen e arritur  për buxhetin e krizës të BE-së për rimëkëmbje të pasojave të pandemisë së koronavirusit. 

Bruksel, 21 korrik 2020 (MIA) – Kryeministri slloven Janez Jansha shprehu kënaqësi për marrëveshjen e arritur  për buxhetin e krizës të BE-së për rimëkëmbje të pasojave të pandemisë së koronavirusit.

Sipas marrëveshjes së arritur, Lubjana do të mund të konsiderojë në 10,5 miliardë euro, që është vlera më e madhe nga burimet evropiane që deri më tani i ka pasur në dispozicion Sllovenia.

Jansha sqaroi se Sllovenia në shtatë vitet e ardhshme do të ketë qasje deri te mjetet në vlerë të përgjithshme prej 10.5 miliardë euro, prej të cilave rreth 6,6 miliardë nga grantet, 2.9 miliardë nga financimet e drejtpërdrejta dhe rreth 1.6 miliardë për ndihmë në bujqësi.

“Kjo marrëveshje ngjall optimizëm lidhur me valën e dytë, të pritur të pandemisë këtë vjeshtë”, tha Jansha.

Liderët e BE-së, pas negociatave maratonë disaditëshe, herët në mëngjes arritën marrëveshje për buxhetin e përbashkët shumëvjeçar dhe fondin për rimëkëmbje.

Vlera e përgjithshme e pakos për rimëkëmbje është 1.824 miliardë euro, prej të cilave 1.074 miliardë janë në suaza të buxhetit të përbashkët për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027.

Fondi për rimëkëmbje i BE-së është 750 miliardë euro, ndërsa përbëhet prej 390 miliardë ndihmë të pakthyeshme dhe 360  miliardë hua.

Ky fond do të financohet me huazim të përbashkët të BE-së në tregjet botërore të kapitalit, ndërsa afti për shlyerjen e huas është fundi i vitit 2058. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close