BotëBotë.Portal

Janë vrarë mbi 500 civilë në tre muajt e parë të këtij viti

- Më shumë se 500 civilë janë vrarë në Afganistan në tre muajt e parë të këtij viti, pasi dhuna vazhdoi pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe kryengritësve talebanë për tërheqjen e forcave të huaja nga vendi, bëri të ditur sot KB-ja.

Nju-Jork, 27 prill 2020 (MIA) – Më shumë se 500 civilë janë vrarë në Afganistan në tre muajt e parë të këtij viti, pasi dhuna vazhdoi pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe kryengritësve talebanë për tërheqjen e forcave të huaja nga vendi, bëri të ditur sot KB-ja.

Në tre muajt e parë të këtij viti në përleshjet kanë humbur jetën 1.293 civilë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe 152 fëmijë dhe 60 gra, bëhet e ditur në misionin e KB-së në Afganistan (UNAMA).

Dhuna eskaloi pas 29 shkurtit, kur ishte nënshkruar marrëveshje mes SHBA-së dhe kryengritësve talebanë për tërheqjen e forcave amerikane në këmbim të garancisë për siguri. Marrëveshja përfshiu obligimin e talebanëve dhe Qeverisë afgane që të bëjnë përpjekje për arritjen e paqes.

“Në raportin vërehet rritje shqetësuese e dhunës gjatë marsit, në periudhë kur ekzistonin shpresa të mëdha se Qeveria afgane dhe talebanët do të fillojnë negociata paqësore, por gjithashtu do të gjendet mënyrë edhe për uljen e konflikteve dhe mbrojtjes së afganëve nga Kovid-19”, bëri të ditur UNAMA.

Edhe krahas kësaj, numri i viktimave në tre muajt e parë të këtij viti ishte më i vogël prej vitit 2012. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close