EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Janë vogla mundësitë për kompromis për buxhetin e BE-së, është i mundur Samit i ri në mars

Gjatë mbërritjes në godinën e Këshillit të BE-së, liderët pranuan në mëngjesin e sotëm se është besuan  se është i mundur kompromis për buxhetin e BE-së në këtë Samit.

Bruksel, 21 shkurt 2020 (MIA) – Gjatë mbërritjes në godinën e Këshillit të BE-së, liderët pranuan në mëngjesin e sotëm se është besuan  se është i mundur kompromis për buxhetin e BE-së në këtë Samit.

Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen, vendi i së cilës angazhohet për një buxhet më modest, shkurt porositi se është e gatshme të mbetet në Samitin gjithë fundjavën, por se nuk beson se do të arrihet marrëveshje.

Porosi të ngjashme dërgoi edhe kryeministrja finlandeze Sana Marin.

“Duhet të ketë konsensus nëse duam marrëveshje, Finlanda përpiqet të kthehet ndaj kompromisit dhe shpresoj se do të arrijmë marrëveshje, por duke se mjaft vështirë”, deklaroi Marin para gazetarëve para fillimit të ditës së dytë të Samitit të jashtëzakonshëm për buxhetin e BE-së.

Finlanda është afër qëndrimeve të “modestëve” si Danimarka, Suedia, Austria dhe Holanda, dhe konsideron se propozimi i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel është shumë i lartë. Misheli propozon që vendet-anëtare të ndajnë 1,07 për qjnd nga BPV-ja e tyre për BE-në. Tabori tjetër i vendeve kërkojnë kontribut dukshëm më të madh prej një për qind të BPV=së.

Kryeministrja belge, Sofi Uilmes, konfirmoi se dallimet midis vendeve janë të mëdha dhe se arritja e kompromisit do të jetë vështirë.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, deklaroi se në seancën e sotme  të Këshillit Evropian pret që Sharl Mishel të thotë si janë zhvilluar takimet dypalëshe dhe si do të jetë përpjekja e re për kompromis.

Misheli deri në orën shtatë në mëngjesin e sotëm zhvilloi takime dypalëshe me pothuajse çdo vend-anëtar që t’i kuptojë pozicionet e tyre dhe mbi bazë të kësaj ndoshta mundet të hartojë kompromis.

Seanca e dytë e Samitit fillon sot në mesditë, por është e pasigurt deri kur do të zgjasë.tm/ar/

Back to top button
Close
Close