BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Janë shpëtuar të gjithë emigrantët nga anija e Benksit

- Anija e shpëtimit aktivitetet e së cilës i financon një artist i njohur britanik i rrugës i njohur me pseudonimin Benksi, në Tuiter bëri të ditur se më "nuk ka mysafir" pasi janë shpëtuar të gjithë emigrantët të cilët paraprakisht i nxori nga ujërat e Mesdheut.

Romë, 30 gusht 2020 (MIA) – Anija e shpëtimit aktivitetet e së cilës i financon një artist i njohur britanik i rrugës i njohur me pseudonimin Benksi, në Tuiter bëri të ditur se më “nuk ka mysafir” pasi janë shpëtuar të gjithë emigrantët të cilët paraprakisht i nxori nga ujërat e Mesdheut.

Anija “Luis Mishell”, e quajtur sipas një anarkofeministe franceze, paraprakisht dërgoi thirrje urgjente për ndihmë dhe në disa publikime në Tuiter anëtarët e ekuipazhit paralajmëronin se anija është e mbingarkuar për shkak të numrit të madh të emigrantëve të cilët gjenden në të.

Roja italiane bregdetare dje pasdite bëri të ditur se i është përgjigjur thirrjes për ndihmë anijes për shpëtim, dhe nga ajo ka evakuuar 49 emigrantë.

“Duke pasur parasysh situatën e rrezikshme, roja bregdetare dërgoi anije patrulluese nga ishulli Lampeduza, i cili mori 49 persona në gjendjen më të keqe – 32 gra, 13 fëmijë dhe katër burra”, thuhet në kumtesën e rojës bregdetare.

Edhe ekuipazhi i anijes “Luis Mishell” në Tuiter konfirmoi se roja italiane bregdetare ka evakuuar 49 emigrantë të lënduar.

“Ata gjithashtu e morën edhe trupin e personit të ndjerë i cili kishte ndërruar jetë para se ekuipazhi të arrinte afër anijes nga goma. U prehtë në paqe”, thuhet në tuitin e “Luis Mishell”.

Anija e shpëtimit Si Uoç  (SeaWatch4) më vonë bëri të ditur se do ta ndihmojë “Luis Mishell” pasi roja bregdetare italiane ka bërë të ditur se nuk ka qëllim që të marrë më shumë emigrantë.

Sipas tuitit të fundit të ekuipazhit “Luis Mishell”, 350 persona tani janë në anijen  Si Uoç 4, në mesin e të cilëve edhe rreth 150 të shpëtuar nga anija e Benskit dhe presin strehim të sigurt.

“Por lufta për të mbijetuarit nuk ndalon. SOLAS ( Konventa Ndërkombëtare për Siguri të Jetës në det) ju detyron të shpëtoni në det. Hapni portet menjëherë”, bën thirrje ekuipazhi në Tuiter. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close