0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Janë shitur biletat për duelin Maqedoni – Kosovë

Biletat për ndeshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës tashmë janë shitur. Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" do të përballet me Kombëtaren e Kosovës në duelin e plejofit për plasman në KE 2020

Shkup, 6 mars 2020 (MIA) – Biletat për ndeshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës tashmë janë shitur. Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” do të përballet me Kombëtaren e Kosovës në duelin e plejofit për plasman në KE 2020.

“Ju falënderohemi tifozëve vendor për mbështetjen të cilën ua japin futbollistëve dhe gëzohemi për atmosferën e shkëlqyer në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski’. Gjithashtu, falënderim deri te tifozët për durimin e tyre gjatë procesit të blerjes së biletave”, thonë nga FFM.

Nëse nuk ka asnjë kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual për pjesëmarrje të spektatorëve nga institucionet shtetërore për shkak të koronavirusit, atëherë futbollistët do ta luajnë ndeshjen kundër Kosovës përpara një stadiumi përplot, shtojnë nga qendra. ls/fab

 

Таг
Back to top button
Close
Close