BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Janë shëruar gjithë 16-të të infektuarit me koronavirus në Vietnam

Të gjithë 16 personat e infektuar me koronavirusin e ri në Vietnam, janë shëruar, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë

Pnom Pen, 25 shkurt 2020 (MIA) – Të gjithë 16 personat e infektuar me koronavirusin e ri në Vietnam, janë shëruar, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ministria nënvizoi se nga 13 shkurti nuk ishte regjistruar asnjë rast i ri i infeksionit.

Pacienti i fundit, një burrë 50-vjeçar të cilin e kishte infektuar vajza e tij pasi ishte kthyer nga Vuhani, epiqendra e infeksionit është rikuperuar dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore. Tani nuk dihet kur do të lirohet nga spitali.

Të tjerët të shëruar, përfshirë një fëmijë tre muajsh, janë duke u shëruar.

Në Vietnam më 23 janar u regjistruan dy rastet e para nga dy shtetas kinezë. bs/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close