0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.Portal

Janë regjistruar 591 kundërvajtje për mosmbajtje të mbrojtjes personale

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë janë regjistruar gjithsej 591 kundërvajtje për mos mbajtje të mbrojtjes personale, ndërsa 48 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje prej të cilëve 38 janë arrestuar.

Shkup, 5 qershor 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë janë regjistruar gjithsej 591 kundërvajtje për mos mbajtje të mbrojtjes personale, ndërsa 48 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje prej të cilëve 38 janë arrestuar.

Siç kumton MPB, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut 166 personave u janë dhënë vendime për izolim, kurse 197 kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

“Nga ana e nëpunësve të policisë janë bërë kontrolle te personat që janë në izolim dhe vetëizolim dhe janë evidentuar shtatë persona të cilët nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe vetëizolimit”, informojnë nga MPB. sn/

Back to top button
Close
Close