0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Janë regjistruar 48 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar tre, ndërsa gjithsej 496 persona janë testuar

Në 24 orët e fundit janë bërë 496 testime të Kovid-19, me ç'rast janë regjistruar 48 raste të reja, pozitive në virusin. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 711 persona, informojnë sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit janë bërë 496 testime të Kovid-19, me ç’rast janë regjistruar 48 raste të reja, pozitive në virusin. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 711 persona, informojnë sot nga Ministria e Shëndetësisë.

“Nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile sot me dy teste negative të Kovid-19, janë larguar tre pacientë të shëruar, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova. Dy herë negativ dhe i shëruar është një pacient nga Shkupi i cili ishte trajtuar në kushte shtëpiake”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga të sapo të diagnostifikuarit në qytete janë: Shkup -11, Kumanovë – 25, Shtip -1, Prilep – 4, Tetovë – 1, Strugë – 3, Ohër -1, Gostivar -2.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste të Kovid-19 janë regjistruar në: Shkup – 284, Kumanovë – 168, Dibër – 49, Shtip – 21, Prilep – 50, Tetovë – 31, Strugë – 33, Veles – 18, Manastir – 8 , Ohër – 4, Kavadar – 3, Gostivar – 6, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 3, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 19 dhe Probishtip – 1.

Nga 496 testime, 353 janë kryer përmes ISHP-së, përmes Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – 9, Avicena – 14, Biotek – 24 dhe Filipi i Dytë  (Zhan Mitrev) – 96. Deri më tani në vend janë bërë 7,067 testime për Kovid-19.

“Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, në statistikat e sotme do të regjistrohen dy persona të vdekur më parë. Një person nga Labunishta – Strugë (63 vjeç) për të cilin Ministria informoi më 5 Prill. Pacienti është dërguar në gjendje të rëndë në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, dhe testi i tij është kryer pas vdekjes. Në statistikat e sotme të ISHP-së do të regjistrohet i ndjeri i arrestuari në Burgun Hetues në Shutkë, për të cilin Ministria informoi gjatë ditës së djeshme”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Rezultatet e testit të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev priten rreth orës 16:00.

“Menjëherë pas kësaj, ministri Venko Filipçe do të mbajë konferencë për shtyp për t’i kumtuar detajet, si dhe për të informuar në lidhje me situatën dhe çështjet aktuale me koronavirusin në vend”, qëndron në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për momentin është duke u zhvilluar një konsultim i jashtëzakonshme ndërmjet ekipit të ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Sëmundjeve Infektive për t’i përcaktuar hapat e ardhshëm në drejtim të mbrojtjes dhe izolimit varësisht rezultatit. ls/shk/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close