0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Janë regjistruar 140 raste të reja me KOVID-19, katër viktima dhe 134 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej 1507 teste të bëra. Në të njëjtën periudhë janë evidentuar edhe 134 të shëruar si dhe katër persona të vdekur. 

Shkup, 12 shtator 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej 1507 teste të bëra. Në të njëjtën periudhë janë evidentuar edhe 134 të shëruar si dhe katër persona të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se rastet e reja janë regjistruar në Shkup- 43, Kumanovë-10, Dibër- 3, Shtip- 4, Prilep- 9, Tetovë-12, Strugë- 7, Veles- 2, Manastir- 3, Ohër- 1, Kavadar- 3, Gostivar- 9, Gjevgjeli -2, Strumicë- 11, Kriva Pallankë- 1, Radovish- 2, Koçan- 5, Makedonski Brod- 1, Vinicë- 3, Dellçevë- 2, Sveti Nikollë- 3, Kërçovë- 2, Resnjë- 2.

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot ka regjistruar 134 pacientë të shëruar edhe atë: Shkup- 66, Kumanovë- 8, Shtip- 9, Prilep- 7, Tetovë- 8, Veles- 3, Manastir- 3, Ohër- 1, Gostivar- 8, Gjevgjeli- 1, Strumicë- 1, Koçan- 2 Probishtip- 2, Makedonski Brod- 3, Pehçevë- 1, Dellçevë- 5, Sveti Nikollë- 5, Negotinë- 1.

Kanë vdekur katër persona, pacient nga Prilepi (71), nga Tetova (73), nga Gostivari (63) dhe një pacient nga Shkupi (64).

Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 15.694, numri i pacientëve të shëruar është 13.128,  të vdekurve 646, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 1.920. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin shpërndarja  nëpër qytete është:

  • Shkup 6292, aktiv 566
    • Kumanovë 1589, aktiv 215
    • Dibër 268, aktiv 35
    • Shtip 1204, aktiv 76
    • Prilep 551, aktiv 133
    • Tetovë 1291, aktiv 120
    • Strugë 620, 60 aktive
    • Veles 285, aktiv 16
    • Manastir 244, aktiv 47
    • Ohër 389, aktiv 59
    • Kavadar 198, aktiv 27
    • Gostivar 847, aktiv 97
    • Gjevgjeli 82, aktiv 47 (8 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 11 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
    • Strumicë 101, aktiv 44
    • Kriva Pallankë 80, aktiv 36
    • Radovish 52, aktiv 11
    • Krushevë 18, aktiv 2
    • Koçan 184, aktiv 50
    • Probishtip 94, aktiv 17
    • Demir Hisar 60, aktiv 2
    • Makedonski Brod 84, aktiv 12
    • Pehçevë 42, aktiv 27
    • Berovë 72, aktiv 33
    • Vallandovë 11, aktiv 3
    • Vinicë 91, aktiv 31
    • Dellçevë 124, aktiv 82 (27 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
    • Kratovë 24, aktiv 5
    • Sveti Nikollë 307, aktiv 21
    • Kërçovë 290, aktiv 37
    • Resnjë 151, aktiv 4
    • Negotinë 49, aktiv 5 (11 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

Testet e bëra – 1507, janë përmes: ISHP- 394, QSHP Shkup-26, Avicena- 257, Biotek- 179, ASHAM -133, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)- 191, Sistina me PCR metodë- 157, laboratori Laor- 68, Mjekësia gjyqësore- 22, QSHP Manastir- 26, Klinika infektive- 31, KGO-23, laboratoritë nga vendet e huaja – 0. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 164.639 testime të Kovid-19. Nuk ka testime në suaza të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 10 pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 78. Në përkrahje me oksigjen janë 39 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 4 fëmijë dhe 4 nëna pozitivë në Kovid-19, ndërsa 4 fëmijë dhe 4 nëna të dyshimtë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” në Shkup janë pranuar 4 pacientë, ndërsa të hospitalizuar janë 31. Në respiratorë janë 6 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 14, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 53 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 145, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive në komunat në Shkup, sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshime në shpërndarjen  në komunat në Shkup):

Çair – 52
• Gazi Babë- 71
• Aerodrom – 99
• Karposh – 66
• Qendër – 72
• Kisella Vodë – 53
• Gjorçe Petrov – 33
• Butel – 36
• Shuto Orizare – 12
• Studeniçan – 11
• Saraj – 17
• Haraçinë – 8
• Ilinden – 11
• Sopishtë – 4
• Cuçer Sandevë – 2
• Petrovec – 4
• Zelenikovë- 1
• Të huaj – 3
• Të papërcaktuar -11. fab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close