0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Janë regjistruar 115 raste të reja të KOVID-19 dhe shtatë të vdekur

Në 24 orët e fundit  janë bërë gjithsej 1032 testime, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me Kovid-19. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) sot ka regjistruar 40 pacientë të shëruar edhe atë nga Shkupi -26, Veles- 2, Gostivar- 3, Kërçovë -3, Resnjë- 6. Kanë vdekur shtatë persona, pesë pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Krusheva.

Shkup, 5 korrik 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit  janë bërë gjithsej 1032 testime, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me Kovid-19. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) sot ka regjistruar 40 pacientë të shëruar edhe atë nga Shkupi -26, Veles- 2, Gostivar- 3, Kërçovë -3, Resnjë- 6. Kanë vdekur shtatë persona, pesë pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Krusheva.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje febrile kanë vdekur dy pacientë të moshës 50 dhe 70 vjeçe.

Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur pesë pacientë të moshës 56, 62, 64, 65 dhe 82 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë arrin 7046, numri i pacientëve të shëruar është 3027, të vdekur janë 341, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3678. Nga testimet e djeshme një është kontrollues, ndërsa për momentin shpërndarja në qytete është si vijon:

Shkup 3394, aktivë 2007
• Kumanovë 797, aktivë 244
• Dibër 109, aktivë 57
• Shtip 374, aktivë 161
• Prilep 282, aktivë 56
• Tetovë 766, aktivë 392
• Strugë 265, aktivë 167
• Veles 196, aktivë 43
• Manastir 61, aktivë 22
• Ohër 204, aktivë 175
• Kavadar 21, aktivë 15
• Gostivar 156, aktivë 93
• Gjevgjeli 12, 3 aktivë (2 persona nga Gjevgjelia janë banorë të Bogdancit)
• Strumicë 17, aktivë 9
• Kriva Pallankë 16, aktivë 10
• Radovish 4, aktivë 0
• Krushevë 7, aktivë 3
• Koçan 74, aktivë 21
• Probishtip 26, aktivë 17
• Demir Hisar 2, aktivë 1
• Makedonski Brod 6, aktivë 4
• Pehçevë 6, aktivë 3
• Berovë 3, aktivë 0
• Vallandovë 6, aktivë 2
• Vinicë 3, aktivë 0
• Dellçevë 1, aktivë 0
• Kratovë 5, aktivë 2
• Sveti Nikollë 42, aktivë 37
• Kërçovë 48, aktivë 39
• Resnjë 122, aktivë 89
• Negotinë 21, aktivë 6 (10 persona nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë).

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 88 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 54 pacientë, nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 30 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë me simptoma të virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 123 pacientë. Në aparat respirator janë 5 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 41 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar janë hospitalizuar 92 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup):

• Çair- 415

  • Aerodrom- 159
    • Butel – 173
    • Gazi Babë – 207
    • Qendër – 150
    • Karposh – 167
    • Saraj – 154
    • Kisella Vodë – 118
    • Gjorçe Petrov – 116
    • Studeniçan – 115
    • Suto Orizare – 93
    • Haraçinë – 51
    • Ilinden – 33
    • Petrovec – 16
    • Çuçer Sandevë- 18
    • Sopishtë – 13
    • Zelenikovë-7
    • Të huaj – 2
    • Të papërcaktuar – 0

Testet e bëra – 1032 janë bërë përmes: ISHP – 480, Avicena – 101, Biotek – 130, ASHAM – 113, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) –87, Sistina me PCR metodë – 90 dhe QSHP Manastir – 31. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 67.165 testime për Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close