Lajme nga komunatShkup

Janë larguar 77 vetura të parkuara jashtëligjshëm nga hapësirat publike në Shkup

– Gjatë javës së kaluar me automjet special “karrotrec” janë larguar gjithsej 77 vetura nga hapësirat publike. Nga numri i përgjithshëm i veturave të parkuara në mënyrë të parregullt, 11 janë marrë nga parkingjet zonale, ndërsa 66 të tjerat janë marrë me urdhër të policisë së trafikut në bazë të kundërvajtjeve të bëra për parkim në rrugë, shteg të biçikletave, vendkalim për këmbësorë, trotuar, hapësirë e gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit dhe pas thirrjes së personit të tretë, informoi Qyteti i Shkupit.

Back to top button
Close
Close