0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.Portal

Janë inicuar procedura kundër nëntë personave të cilët nuk e respektuan orën policore në Shkup

Prokuroria themelore publike Shkup sot parashtroi tetë propozime për caktim të urdhëresave ndëshkuese ndaj nëntë personave të cilët nuk e respektuan orën policore në Shkup.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Prokuroria themelore publike Shkup sot parashtroi tetë propozime për caktim të urdhëresave ndëshkuese ndaj nëntë personave të cilët nuk e respektuan orën policore në Shkup.

“Të akuzuarit, në ngjarje të veçanta, nuk e respektuan Vendimin pë ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka kryen vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, paraparë në nenin 206 paragrafi 1 nga Kodi penal”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Prokuroria themelore publike Shkup i propozoi Gjykatës themelore penale Shkup që për të gjithë të akuzuarit të shqiptojë dënime në të holla prej nga 100 gjobave ditore, m ç’rast vlera e një gjobe ditore të jetë caktuar 20 euro në kundërvlerë të denarit. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close