Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Janë helmuar qen endacakë në Tetovë

Disa qen endacakë janë helmuar në parkun në lagjen "Ajduçko maallo", kumtuan tetovarët në rrjetet sociale. Në një video xhirim vërehen qen të ngordhur, ndërsa njëri prej tyre edhe si lufton me helmin në çastet e fundit të jetës.

Tetovë, 13 korrik 2020 (MIA) – Disa qen endacakë janë helmuar në parkun në lagjen “Ajduçko maallo”, kumtuan tetovarët në rrjetet sociale. Në një video xhirim vërehen qen të ngordhur, ndërsa njëri prej tyre edhe si lufton me helmin në çastet e fundit të jetës.

Disa persona tentojnë t’u ndihmojnë pa sukses. Gjatë ditës qentë e ngordhur akoma qëndronin aty. Parku në “Ajduçko mallo” është vend ku kryesisht qëndrojnë fëmijë për shkak të lodrave dhe pajisjeve për fëmijë.

“Ky është helmimi i tretë në këtë lagje. Qentë janë rrezik për fëmijët, mund të helmohen. Me ‘ngjarje’ të këtilla është larg Bashkimi Evropian. Qentë ishin vazhdimisht aty, ishin të qetë”, shkroi një tetovar në Fejsbuk.

Në Ndërmarrjen publike komunale Tetovë kumtuan se rasti është paraqitur tek ata dhe se do t’i mënjanojnë qentë e ngordhur. as/ab/

Posted by Natasha Dalibor on Недела, 12 јули 2020

 

Back to top button
Close
Close