BiznesBiznes.Portal

Janë dhuruar pemë të freskëta për punonjësit shëndetësorë të përfshirë drejtpërdrejtë në luftën kundër virusit korona

- Pesëdhjetë mijë euro për luftë kundër pandemisë është donacioni i deritanishëm nga kompania  Моzzart Bet, e cila, gjithashtu, në periudhën e kaluar organizoi aksione të vazhdueshme humanitare për sigurimin e pemëve të freskëta për personelin mjekësor në disa spitale të cilët drejtpërdrejtë janë të përfshirë në luftën kundër virusit korona.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Pesëdhjetë mijë euro për luftë kundër pandemisë është donacioni i deritanishëm nga kompania  Моzzart Bet, e cila, gjithashtu, në periudhën e kaluar organizoi aksione të vazhdueshme humanitare për sigurimin e pemëve të freskëta për personelin mjekësor në disa spitale të cilët drejtpërdrejtë janë të përfshirë në luftën kundër virusit korona.

“Deri më tani janë dhuruar më shumë se 2.500 kilogramë pemë, të shpërndarë në më shumë spitale përgjatë shtetit, ndërsa në mesin e tyre janë Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë, Instituti për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Fëmijët – Kozle, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”, informojnë nga kompania.

Pako të pemëve të freskëta nga kompania janë dhuruar edhe në Spitalin Klinik në Shtip, ndërsa para disa muajve në këtë spital kjo kompani ka dhuruar edhe mbi 300.000 denarë.

“Aktivitetet me përgjegjësi shoqërore nuk po ndalojnë, ndërsa këtë herë ua përkushtuam heronjve tanë – punonjësve shëndetësorë të cilët punojnë 24/7 dhe luftojnë kundër këtij virusi, duke sakrifikuar shumë për të gjithë ne, të përkushtuar në maksimun në punën e tyre. Me këtë shenjë të kujdesit dëshirojmë t’i falënderojmë, ndërsa vazhdojmë edhe më tutje të kontribuojmë për shoqërinë në të cilën veprojmë edhe përmes aksioneve të ndryshme që të ndihmojmë aty ku ka më së shumti nevojë”, thonë nga menaxhmenti i Mozzart Bet. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close