BiznesBiznes.PortalEkonomi

Janë detektuar raste të ofrimit të shërbimeve të sigurimit nga shoqata të cilat nuk kanë leje për punë në vend, AMS iu bën thirrje qytetarëve për kujdes

- Agjencia për Mbikëqyre të Sigurimeve u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes se nga cilat shoqata të sigurimeve blejnë polica të sigurimit, duke pasur parasysh atë që në kohën e fundit janë detektuar raste të ofrimit, reklamimit dhe lidhjes së policave të sigurimit të dhëna nga shoqatat e huaja për sigurim, veçanërisht nga Republika e Bullgarisë, të cilat nuk kanë leje për kryerjen e punëve të sigurimit nga AMS.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Agjencia për Mbikëqyre të Sigurimeve u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes se nga cilat shoqata të sigurimeve blejnë polica të sigurimit, duke pasur parasysh atë që në kohën e fundit janë detektuar raste të ofrimit, reklamimit dhe lidhjes së policave të sigurimit të dhëna nga shoqatat e huaja për sigurim, veçanërisht nga Republika e Bullgarisë, të cilat nuk kanë leje për kryerjen e punëve të sigurimit nga AMS.

Agjencia bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes se nga cilat shoqata të sigurimit blejnë polica të sigurimit, ndërsa veçanërisht për shkak të faktit që ekziston mundësia, nëse policat i blejnë nga shoqatat e huaja të sigurimit të cilat nuk kanë leje nga Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve, në të ardhmen, të mos munden t’i realizojnë të drejtat e tyre nga marrëveshjet e lidhura për sigurim, për të cilat në rregull nga ana e tyre është paguar premi për sigurim.

“Në bazë të ndjekjes së gjendjes së tregut të sigurimeve në vend, veçanërisht në pjesën e reklamimit dhe shitjes së produkteve të sigurimit, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve në kohën e fundit po detekton raste të ofrimit, reklamimit dhe lidhjes së policave të sigurimit (veçanërisht nga Republika e Bullgarisë) të cilët nuk kanë leje për kryerjen e punëve të sigurimit nga Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve”, informojnë nga AMS.

Agjencia thekson se kryerja e punëve të sigurimit, punë të përfaqësimit në sigurim gjegjësisht punë të sigurimit pa leje nga Agjencia paraqet vepër penale për të cilën sipas Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve është paraparë dënim me burg prej tre muaj deri në pesë vjet.

Agjencia i paralajmëron të gjitha subjektet të cilat kryejnë punë të sigurimit, punë të përfaqësimit në sigurim, gjegjësisht punë të sigurimit pa leje nga ana e Agjencisë, se në rast të identifikimit të këtyre subjekteve, kundër tyre do të ndërmerren të gjitha masat dhe sanksionet e parapara me ligj.

Sipas Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve, personat juridikë dhe fizikë mund të sigurohen vetëm në shoqata për sigurim të cilat kanë leje nga Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve, ndërsa për të cilat mund të informohen në ueb-faqen e Agjencisë. fc/

 

 

 

Back to top button
Close
Close