BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Janë dënuar të akuzuarit për rastin “Grushtet” në Mal të Zi

- Të akuzuarit për terrorizëm në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi në vitin 2016 janë fajtorë, kumtoi Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Supreme në Podgoricë.

Podgoricë, 9 maj 2019 (MIA) – Të akuzuarit për terrorizëm në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi në vitin 2016 janë fajtorë, kumtoi Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Supreme në Podgoricë.

Bëhet fjalë për vendim të shkallës së parë dhe të akuzuarit kanë të drejtë që të ankohen.

Shtetasi rus Eduar Shishmakov është dënuar me burg prej 15 viteve për veprën penale krijim të organizatës kriminale dhe tentim për terrorizëm, ndërsa bashkëkombësi i tij Vladimir Popov me 12 vite për veprat e njëjta.

Liderët e Frontit Demokratik opozitar Andreja Mandiq dhe Milan Knezheviq janë dënuar me nga pesë vite burg. Shoferi i Frontit Demokratik, Mihaillo Çegjenoviq është dënuar me një vjet e gjashtë muaj burg.

Shtetasit serbë Milosh Jovanoviq, Nemanja Ristiq, Predrag Bogiqeviq, Bratisllav Dikiq, Kristina Krstiq, Branka Miliq, Millan Dushiq, Dragan Maksiq deh Sërbolub Gjorqeviq janë dënuar me burg prej 18 muajve deri në shtatë vite, lajmëron Radiotelevizioni Mali i Zi.

“Secili anëtar i organizatës kriminale ka pasur prej përpara detyrë dhe rol të caktuar, ndërsa në veprimin e organizatës kriminale ka ekzistuar gatishmëri për zbatimin e dhunës dhe frikësim, me çka të gjithë ishin të vetëdijshëm për veprën e tyre dhe dëshironin zbatimin e tyre, duke ditur se ajo vepër është e paligjshme”, shpjegoi gjykatësja kryesore.

Gjykimi për tentim për terrorizëm në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit 2016, në Gjykatën Supreme të Podgoricës filloi më 6 shtator të vitit 2017, ndërsa përfundoi më 28 mars të këtij viti.

Grupit të shtetasve rusë dhe serbë, së bashku me shefat e Fronit Demokratik opozitar malazez, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, do t’iu shqiptohet dënim për akuzat se në natën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi, kishin planifikuar sulm në Kuvend, arrestim ose likuidim të kryeministrit të atëhershëm Milo Gjukanoviq dhe ndërrim të dhunshëm të pushtetit, me qëllim që të pengohet hyrja e Malit të Zi në NATO. Gjykimi zgjat tashmë një vjet e gjysmë dhe është i pari në historinë e Malit të Zi që drejtpërdrejtë transmetohet në televizion. Të gjithë akuzohen edhe për krijimin e organizatës kriminale. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close