0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Janë arrestuar kryeministri i Federatës së BeH edhe dy persona të tjerë për shkak aferës respiratorët

Kryetari i Qeverisë të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, Fadil Novaliq, drejtor i drejtorisë për mbrojtje civile Fahrudin Solak dhe pronari i kompanisë "Mjedëra e argjend" Fikret Hoxhiq mbrëmë janë marrë në pyetje në selinë e Agjencisë shtetërore për hetime dhe mbrojtje (SIPA) në kuadër të hetimit për aferën respiratorët.

Sarajevë, 29 maj 2020 (MIA) – Kryetari i Qeverisë të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, Fadil Novaliq, drejtor i drejtorisë për mbrojtje civile Fahrudin Solak dhe pronari i kompanisë “Mjedëra e argjend” Fikret Hoxhiq mbrëmë janë marrë në pyetje në selinë e Agjencisë shtetërore për hetime dhe mbrojtje (SIPA) në kuadër të hetimit për aferën respiratorët.

Ata edhe paraprakisht kanë dhënë deklaratë para hetuesve pasi rastin e ndërmor Prokuroria e BeH.

Të mërkurën policia ia ka marrë telefonin Novaliqit për ekspertizë, me ç’rast duhet të konfirmohet me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Respiratorët kontestues u blenë nga Kina për 5.3 milionë euro, por janë të papërdorshme në repartet e kujdesit intensiv, kurse hetim duhet të përcaktojë sesi “Mjedëra e argjend” mund të importojë respiratorë kur ajo është e regjistruar si kompani e përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve.

Kompania punën e ka fituar me marrëveshje të drejtpërdrejt, ndërsa marrëveshjen e ka nënshkruar Solak. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close